22. Mars 2018.
Strukturat udhëheqëse komunale u takuan me zyrtarë të Drejtorisë për komunikacion

Në takimin  e zhvilluar në kabinetin e kryetarit të komunës u bë fjalë për rrjedhën e punimeve  në aksin rrugor Ulqin -Krythë.
Ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë  për Komunikacion Savo Paraca  me bashkëpunëtorë , përfaqësues të  komunës së Ulqinit  dhe ata të NP ,,Ujsjellës dhe kanalizim,, Në takim u konstatua se  nisur nga kushtet  klimaterike , mund të jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve , ndërkohë që  nga Drejtoria për punë publike nënvizuan  se  nga fillimi  është punuar  në vendet më kritike me qëllim të eleminimit të problemeve. Të pranishmit u ndalën  në punimet që duhet kryer  kur është fjala për dislokimin e tubave  te ujësjellesit që duhet  bërë  në  periudhën e ardhëshme  në kordinim dhe konformë planit. Theksojmë  qe mjetet  për dislokimin e tubacionit  janë siguruar nga  Qeveria e Malit të Zi.Nisur nga e tëra kjo,  në periudhën e ardhëshme  mund të pritet  ndalimi i terësishëm i komunikacionit  në këtë aks.Pritet  përgatitje e  dinamikës  së vecantë  për  përshpejtimin e punimeve.Ndërkaq,  gjatë  sezonit turistik punimet në tërësi do të  ndërpriten  ose eventualisht  do të zhvillohen në lokacione që nuk  pengojnë  komunikacionin. Drejtori i drejtorisë për komunikacion  nënvizoi  që për nevojat e sezonit turistik  rruga do të përgatitet  qoftë edhe me një shtresë të asfaltit  e të jetë në shërbim të mysafirëve dhe qytetarëve.