11. Qershor 2018.
U mblodh Trupi koordinues për përcjelljen e sezonit turistik 2018

Kryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiq paralajmëroi formimin e shërbimit të ispekcionit komunal turistik dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punë më të sukseshme për Policinë komunale. Po ashtu të pranishmit kërkuan bashkëpunim më të madh ndërmjet organeve me qëllim që problemet të evitohen. Ata edhe këtë fillim sezonë shprehën shqetësim për cështjen e komunikacionit, parkimit, mënjanimin e automjeteve të vjetra, zënien e hapësirave, zhurmës së muzikës , kafshët endacake etj. Shërbimet dhe NP muarën obligimet e duhura dhe në ditët në vijim do të njoftojnë per hapat e ndërmarra Trupin koordinues.