13. Qershor 2018.
Kryetari i Kuvendit vizitoi Radio-televizionin e Ulqinit

Sot, më 13 qershor të vitit 2018, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit me bashkëpunëtor vizitoi Radio-televizionin e Ulqinit. Në këtë takim u shtjelluan problemet me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje dhe u lançuan disa ide për zgjidhjen e tyre. Kjo ndërmarrje, ka potencial për zhvillim të mirëfilltë përnga natyra dhe roli i saj, por edhe për nga pasuria arkivore e fonotekës së pasur së tij. Kjo pasuri është dëshmi i punës 31 vjeccare të tij dhe mund të jetë edhe një vlerë e shtuar në udhën e rimëkëmbjes së ndërmarrjes.