21. Qershor 2018.
Në Ulqin u mbajt takimi I këshillit koordinues i mekanizmave për barazi gjinore i regjionit të Ballkanit

Ministari për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmet Zenka u takua  me përfaqësueset e këtij trupi Vishnja Lubiciq-Filipoviq  mbrojtësen për barazi gjinore  në Republikën e Kroacisë dhe Samra Haxhiabdiq-Filipoviq  drejtoreshë  e Agjencisë për barazi gjinore  në Bosnje dhe Hercegovinë. Në takim ishin të pranishëm  kryetari dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit , Loro Nrekiq dhe Hatixhe Gjoni. 

Këshilli  koordinues regjional I mekanizmave  për barazi gjinore  regjioni I Ballkanit vepron që nga viti 2005 kur është nënshkruar deklarata e Sarajevës për bashkëpunim  në avansimin e mekanizmave për  barazi gjinore  në vendet e Ballkanit Perëndimorë .Në vitin 2014 është nënshkruar  deklarata  për qasje  ku janë definuar prioritetet e lëmive  me të cilat do të merret mekanizmat me qëllim të avansimit të politikave në  vendet e Ballkanit perëndimor. 

Ministri  Zenka  theksoi  që Plani nacional  I aktiviteteve për nxitjen  e barazisë gjinore   është në harmoni  me lëmitë prioritare  definuar në dokumentet ne fjalë. Ai nënvizoi se në këtë kontekst , Mali I Zi , ka parë  rëndësinë e  kësaj politike  dhe në mënyrë konstante  punon për vënijen në jetë të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara  si dhe të gjithë dokumentet e tjerë ndërkombetar dhe vendas që  trajtojnë  të drejtat e njeriut dhe  grave. 

Komuna e Ulqinit  është nënshkruese  e Memorandumit të bashkëpunimit  në fushën  e barazisë gjinore  që nga viti 2008 me Ministrinë për të drejtat  e njeriut dhe pakicave dhe Misionin e OSBE-së  në Mal të Zi .

Komuna në mënyrë konstante  avanson mekanizmat e saj në këtë fushë.Eshtë ngritur Këshilli  për barazi gjinore  në Parlamentin lokal, ndërsa numri I  këshilltareve  është  rritur afër 22%,  cfarë është një avansim  në krahasim me  7%sa ka qenë më parë.