16. Korrik 2018.
Vizita nga Komuna e Deçanit

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtoret e tij pritën  delegacionin e Komunës së Deçanit të kryesuar nga kryetari i saj Bashkim Ramosaj. Komuna e Ulqinit ka vite që është binjakëzuar me Komunën e Deçanit dhe urat e bashkëpunimit janë vënë në disa sektor. Edhe në takimin e sotëm palët u dakorduan që ky bashkëpunim duhet avancuar, veçmas në sektorët siç është turizmi veror respektivisht ai dimëror, në shkëmbimin e përvojave, por vemendje e veçantë duhet kushtuar dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës. Po ashtu në takim u tha se ka vend për bashkëpunim në hartimin e projekteve të përbashkëta që mbështeten nga Bashkimi Evropian. Mysafirët e shoqëruar nga zyrtarët komunal gjatë qendrimit në Ulqin do të vizitojnë dhe objektet e rëndësishme kulturore të qytetit, ndërkohë që delegacioni i Ulqinit i kryesuar nga kryetari vizitën kthyese do ta ketë në Deçan me 20 korrik ku organizohet panairi tradicional i Deçanit.