20. Korrik 2018.
Audio regjistrimet e seancave të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Komunës

Me qëllim të punës transparente të Kuvendit të Ulqinit, Shërbimi i Kuvendit prezantohet me një risi. Në faqen zyrtare të Komunës http://ul- gov.me, të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe të interesuarit do të mund të përcjellin audio regjistrimin e seancave të Kuvendit të Komunës së Ulqinit sipas listës së folësve të dhënë në këtë tabelë në formë kronologjike ketu

Me këtë mundësohet që në formë të plotë qytetari të përcjellë diskutimet dhe aktivitetet e këshilltarëve në seancat e Kuvendit.

Në ardhmen e afërt, Kuvendi ka në plan formimin e zyrës së veccantë për media dhe materialin arkivor. Me këtë rast, ftojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar që të komunikojmë me ne dhe japim komentet,  sygjerimet dhe iniciativat e veta lidhur me hapat e mëtejmë që duhet të ndërmirren për të ngritur transparencën e Kuvendit dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në këtë institucion.