25. Korrik 2018.
Takim me pronarët e lokaleve me muzikë

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë u takua me pronarët e lokaleve për t’i shprehur shqetësimin e organeve kompetente dhe qytetarëve për ndotjen akustike. Tashmë është bërë shprehi, veçmas gjatë sezonit turistik në lokalet e natës muzika nuk njeh orar dhe kufi. Lokalet janë në garë me njëri tjetrin se kush nga ta e con më shumë volumin, pa menduar se kjo është tej normave të lejuara dhe shqetëson banorët përreth dhe mysafirët.
Policia komunale jo rrallë herë intervenon për shkak të muzikës së lartë.Të gjitha këto kryetari Nrekiq ia prezantoi pronarëve. Ai kërkoi bashkëpunim me ta ose siç u shpreh në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj sejcilit që shkel normat ligjore. Nëse i referohemi standarteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë niveli i zhurmës në orët e natës duhet të jetë 45 decibel, por kjo masë tejkalohet disa fish. Në takimin e sotëm nuk ishin të pranishëm disa nga pronarët që më së shumti shkelin normat e parapara.