04. Tetor 2018.
Masat perventive të domosdoshme kundër zjarreve

Në takimin e inicuar nga nënkryetarja  e Komunës H. Gjoni edhe njëherë u fol për
angazhimin e të gjitha strukturave në fikjen e zjarri që goditi më 26 shtator
ullishtën e Ulqinit ,për funksionimin e  shtabit të emergjencës  gjatë tërë atyre
ditëve dhe për  masat që duhet  ndërmarrë komuna që të jetë sa më e përgatitur
në raste të tilla apo të ngjashme me këtë. Ishte konstatim i përgjithshëm se 
sejcili  subjekt  qoftë i nivelit  shtetëror , komunal , Ndërmarrje Publike apo
qytetarë,  ka dhënë ndihmesë të pakursyer në fikjen e zjarrit.  Analizat detale që
do të pasojnë nga subjektet përkatës, respektivisht konkluzat e tyre , duhet të
korporohen në dokumentet  e komunës sic janë Planet e Akcionit dhe dokumetet 
e tjerë dhe të shërbejnë për të ardhmen në situata të tilla.Shërbimeve përkatëse
u mbetet që të vlerësojnë dëmet  të cilat padyshim janë të mëdha.  Rëndësi e
vecantë sipas  diskutuesve   duhet kushtuar gjithnjë masave  perventive,por sic u
tha edhe me këtë rast  koordinimi i mirë i  përbashkët  dhe në kohë jep rezultate.
Në takim nuk munguan falenderime për skuadrën tonë të zjarrfikësave, për
kolegët e tyre , për pjestarët e Ushtrisë, Drejtorinë e sigurisë detare, asaj  për
situata të jashtëzakonshme , policisë  së Ulqinit  dhe sherbimeve të ndryshme
komunale. Falenderim iu dha dhe mjeteve të informimit për  raportim rreth
ngjarjes