16. Tetor 2018.
Në Ulqin qëndroi për vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës

Ambasadori  Skender Durmishi dhe Zëvëndësi i tij  Enver Buçaj u pritën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Mysafirët në fillim  uruan udhëheqësit komunal për detyrën e re, më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët. U vlerësuan lartë marrëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës .U fol për  projektet që janë në realizim e që do të jenë në shërbim të qytetarëve të dy vendeve  por, theks iu kushtua dhe bashkëpunimit kulturorë,arsimorë dhe vecmas bashkëpunimit  ekonomik që është kërkesë e kohës . Kryetari Ulqinit  u ndal tek  lidhjet  e shumta  ndërmjet Ulqinit e Kosovës,foli për rrjedhën e sezonit turistik, për investimet që janë në rrjedhë e sipër e për ata që planifikohen  por, dhe për  interesimin e investitorëve kosovarë për të investuar në Ulqin. Ai tha se Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm e në këtë drejtim ka përkrahjen dhe te  Qeverisë dhe Kryeministrit.Takimi ishte  i frytshëm dhe  shumë miqësorë.Ishte konstatim i përbashët  që takime të tilla  janë të domosdoshme  dhe të dobishme.