12. Nëntor 2018.
Kryetari I Ulqinit priti  nxënësit e shkollës ,,Boshko Strugar,,

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore ,,Boshko Strugar,, në kuadër të programit të tyre shkollor, vizituan  institucionin e Komunës , ku u pritën nga Kryetari Loro Nrekiqi.

Ai duke i uruar mirëseardhje nxënësve dhe mësimdhënësve i njoftoi me punët dhe  aktivitetet  e komunës , me detyrimet  që ka komuna  në raport me qytetarët e në vecanti në raport me  shkollat dhe nxënësit,,Ne angazhohemi që të krijojmë  kushte  sa më të mira  në shkolla , andaj  edhe ju duhet të mësoni sa më shumë që të jeni të dobishëm për familjet tuaja dhe për shoqërinë porositi Kryetari.

Më pas, nxënësit parashtruan shumë pyetje për kryetarin i cili me kënaqësi u përgjigjë në to.Viteve të fundit takime të këtij lloji janë bërë gjithnjë e më të shpeshta për të gjitha grupmoshat e nxënësve dhe të rinjve.