16. Nëntor 2018.
Përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike vizitojnë Ulqinin

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi , sot pati një takim me  nënkryetarin   e Dhomës Ekonomike  të Malit të Zi  Danillo Gvozdenoviq  të cilët janë në vizitë të anëtarëve , respektivisht  ndërmarrjeve . Me këtë rast, u tha se ndërmarrjet  do të kenë rast të njihen mëpërsëafrmi me  aktivitetet e Dhomës Ekonomike , problemet me të cilat ballafaqohen në punët e tyre  të përditshme , si dhe  përgatitjet që po bëhen rreth  hartimit të një pyetsori  për subjektet ekonomike. Kryetari Nrekiq, përshëndeti nismën  e cila  padyshim  do të ndihmojë  që të  arrihet një analizë  kualitative e afarizimit  të ndërmarrjeve në Mal të Zi. Po ,sot u organizua dhe një takim i vecantë  me përfaqësuesit e Kompanisë ,,Polin,, të cilët janë të interesuar për ndërtimin e Akva Parkut Aty u fol se deri ku  është arritur me aktivitetet  që janë ndërmarrë nga palët e interesuara.