26. Nëntor 2018.
Komuna përherë do të mbështesë nismat dhe projektet e të rinjve

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi priti  të rinjtë e tubuar  rreth OJQ Horizonti i Ri të cilët i dorëzuan  Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe miratimin e ,,Buxhetit  për të Rinj,,

Sipas nismëtarëve miratimi i këtij  dokumenti do të rriste  ndjeshëm nivelin e  kënaqësisë së qytetarëve me cilësinë e punës së Vetëqeversijes Lokale  e në veçanti ndërgjegjësimin  e tyre  për mundësitë reale të Komunës  dhe për mundësitë e  përmirësimit  të situatës  në fushën e  politikave rinore.

Kryetari i Ulqinit, duke përshëndetur nismën në fjalë  të cilën e cilësoi si  hap tejet domethënës tha se Rinia është  prioriteti ynë,  nismat e të rinjve dhe projektet e tyre janë mbështetur dhe do të mbështetet çdoherë nga ana e komunës. Ai në një dialog të hapur dhe konstruktiv me të rinjtë e pranishëm theksoi dhe  vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna dhe hapat që ndërmirren  për  rritjen e mirëqenijes së qytetarëve duke  veçuar që për të të rinjtë dhe aktivitetet e tyre përherë duhet gjetur mundësitë dhe mjetet. Përndryshe iniciativa e të rinjve  është rreyultat i fuqizimit të kopetencave të liderëve  rinorë në komunitet, që  u realizua në kuadër të projektit,,Të rinjtë marrin  pjesë të rinjtë marrin vendime, implementuar nga OJQ ,,Horizonti i Ri,, me mbështetjen e  Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi.