04. Dhjetor 2018.
Të promovojmë  trashëgiminë kulturore

 

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarja Hadixha GJoni  pritën delegacionin  nga vise të ndryshme të regjionit  të shoqëruar nga  afaristë të njohur të Ulqinit . Në takim  përfaqësuesit nga Mostari, Tirana , Gjirokastra dhe Ulqini  prezantuan  mundësitë  e bashkëpunimit , veçmas në planin  e organizimit  të Panaireve  të artizanateve, që kanë për qëllim  ruajtjen dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.  folklorit , promovimit të  ofertës turistike etj. Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi  edhe me ketë rast përsëriti qëndrimin se komuna ka  përkrahur dhe do të  përkrahë  projektet që promovojnë  vlerat  e mjedisit tonë  dhe ata që  I kontribuojnë forcimit të marrëdhënijeve të fqinjësisë së mirë në rajon.Përndryshe  ka vite  që në qytetin tonë me sukses vepron  Shoqata  e artistëve dhe  artizanateve ,,Globus Art,, e cila organizon Panairin e rregullt veror   apo atë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë  Kulturore Evropiane  që kanë  për qëllim promovimin e vlerave.