11. Dhjetor 2018.

   Lënda: Kërkesë për dorëzimin e propozimeve tuaja me qëllim të hartimit të Draft Programit të punës së Kuvendit për vitin 2019.

Në bazë të nenit 159 të Rregullores së Kuvendit të Komunës, Kuvendi e ka detyrim që të nxjerrë Programin e punës për vitin 2019  dhe atë ta botojë në “Fletoren zyrtare të Malit të Zi - dispozitat e komunës”.

    Në lidhje me këtë, Ju lutemi që në afat të arsyeshëm t'i dorëzoni Shërbimit të Kuvendit mendimet, propozimet dhe sugjerimet tuaja, drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet postes elektronike: parlament@ul-gov.me .

E theksojmë që Kuvendi duhet ta miratoi programin e punës më së largu deri në dhjetor të këtij viti për vitin e ardhshëm kalendarik.

Me respekt,

KRYETARI

Dr. Ilir Çapuni