13. Dhjetor 2018.
Kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni priti sot delegacionin e Kuvendit të Komunës së Preshevës


Më 13.12.2018, Kuvendin e Komunës së Ulqinit e vizitoi z. Sami Salihu, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës me bashkëpunëtorët e vet. 
Mysafirët i pritën kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni me kryetarët e klubeve të partive të përfaqësuara në Kuvendin e Ulqinit dhe me kryetarin e Komunës z. Loro Nrekiqi. 
Gjatë ditës së sotme, delegacioni vizitoi Shkollën Fillore "Marshall Tito" dhe Muzeun në Kala. 
Të premten mysafirët do të vazhdojnë vizitën në Ulqin me takim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe me vizita në lokalitetin e Valdanosit dhe Shasit.
Bashkëpunimi i mëtejmë në mes dy Kuvendeve do të formalizohet nesër me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në mes të dy kuvendeve vendore.