24. Dhjetor 2018.
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ilir Çapuni, me rastin e Krishtlindjes, iu drejtua qytetarëve me këtë urim të rastit:
“Në netët e bardha hëna ndriçon qytetin, malin, detin dhe fushën; ndriçohet udha dhe vlerësohet fjala. Me fjalë merremi vesh, atë e mbajmë dhe me atë urojmë!
Urimet e përzemërta për qytetarët tanë që festojnë këto ditë kudoqofshin ata! E bekuar qoftë mikpritja, kujtesa dhe vizita dhe të lumtur qofshim gjithmonë të gjithë së bashku!”