25. Dhjetor 2018.
U organizua kokteji i fundvitit

Më 21 dhjetor në Hotelin ,,Mediteran,, Komuna e Ulqinit organizoi  koktejlin e fundviti.Ishin të  pranishëm, këshilltarë, deputetë, lider të subjekteve politike, përfaqësues të  komuniteteve fetare , përfaqesues të biznesit , njerëz të artit , kulturës,  sektorit joqeveritar  përfaqësues të medjeve etj.  

Fjalën  e rastit e mbajti kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi  I cili  shkurtimisht foli për  punët e bëra dhe  synimet që administrate I ka vënë vehtes për vitin 2019.

Ai vecoi projektet që janë duke u realizuar dhe ata që priten të realizohen. Tashmë është bërë traditë që në koktejlin e fundvitit të shpërblehen nxënësit më të mirë të shkollave të qytetit tone. 

Po, ashtu  në ceremoninë e rastit u shpallën, nënpunesit më të mirë në  Shërbimin e mbrojtjes  dhe shpëtimit, në Njësinë policore në shërbimin  kufitar   mjekja  shëmbullore  në Shtëpinë e shëndetit  dhe Shërbimi I urgjencës.

Me mjaft  interes u  përcoll dhe shpallja e  ekipeve më të mirë sportive, dhe  sportistëve më të mirë të klubeve dhe ata  me më perspektivë.

Vlladimir Mihailloviq , basketbollisti I ekipit të reprezentacionit të Malit të Zi u shpall sporti më I mirë për vitin 2018, Kryetari I Ulqinit uroi të pranishmit për festat  e fundvitit.