05. Janar 2019.
Kryetari Loro Nrekiq uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve

Të gjithë besimtarëve ortodoksë, me rastin e festës së Krishtlindjes, ju dëshiroj mbarësi e lumturi, duke uruar që në familjet Tuaja të ketë shëndet e begati, paqe e dashuri,uroj që mesazhet e fuqishme që përcjell kjo festë si paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”.

Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.

Duke e vlerësuar lart këtë ditë festive, Dita e Krishtlindjes Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar