30. Janar 2019.
Përfaqësuesit e SHUKOS vizituan komunën e Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Loro Nrekiq dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ z.Fuad Haxhibeti pritën sot në takim pune përfaqësuesit e Shoqatës të ujësjellsëve dhe kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) z.Abdullah Dërgutin-Drejtorin menaxhues,z.Muhamet Suliqin-Kryetarin e bordit të SHUKOS,Ilir Abdullahun-drejtorin e ujësjellsit „Prishtina“ dhe Sami Miftarin- drejtor i ujësjellsit „Mitrovica“

Në takim u diskutuan mundësit e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet Komunës së Ulqinit respektivisht NP „ujësjellësi dhe kanalizim“Ulqin dhe Shoqatës së Ujësjellësit dhe kanalizimit të Kosovës.

Kryetari Nrekiq i njoftojë mysafirët me problemet me të cilat ballafaqohen, punët e  përditshme,si dhe projektet të cilat po zhvillohen në komunën e Ulqinit në fushën e ujësjellsit dhe kanalizimit.

Mysafirët falenderuan kryetarin Nrekiq në mikëpritje dhe u ofruan  që të kontribojnë me ekspertizë dhe një analize të mundëshme në sektorin e ujësjellsit dhe kanalizimit dhe shfrytëzuan rastin ta ftojnë kryetarin Nrekiq në konferencën ballkanike të ujërave që do të mbahet në fundë të muajit nëntorë në Prishtinë.