25. Mars 2019.
Kryetari i Ulqinit, uron udhëheqësit  e Komunës së Tuzit

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi i ka dërguar telegram urimi kryetarit të porsazgjedhur të Komunës së Tuzit Z.Nik Gjeloshaj dhe kryetarit të Kuvendit Z. Fadil Kajoshaj. Duke i uruar punë të mbarë dhe suksese,ai në emër të Komunës dhe qytetarëve shprehet i bindur  që   strukturat e reja me maturi  dhe pjekuri do të dijnë ta shpien përpara komunën e Tuzit. Dëshiroj  të keni  shumë energji dhe durim në marrjen e  vendimeve të duhura në përmbushjen e sfidave që ju presin , thuhet në telegram urimin e tij.