27. Mars 2019.
U mblodh Këshilli koordinues për përgatitjen e sezonit turistik

Nën udhëheqjen e kryetarit të Ulqinit Loro Nrekiq  u mbajt  takimi i parë punues i Trupit koordinues për rrjedhën dhe përcjelljen e sezonit turistik.

Udhëheqës të ndërmarrjeve  publike, institucioneve,sekretariateve pronarë të plazheve, shërbimeve, përfaqësues  të Ministrisë së Punëve të Brendëshme , Drejtorisë  për çështje të inspeksionit etj u tubuan  me qëllim  të përgatitjes sa më cilësore të sezonit turistik 2019.

Edhe pse ky ishte takimi i parë, u analizua gjëndja aktuale në qytet, problemet, si dhe masat e  menjëhershme që duhen  ndërmarrë në  tejkalimin e situatës. 

Diskutuesit prekën çështje të shumta si atë të pastërtisë,furnizimit me uj komunikacionit, deponitë e ndryshme,ndërtimet që janë duke u bërë dhe çështje të tjera  që duhet  të përfundojnë deri në fillim të sezonit turistik.Të gjithë theksuan nevojën e bashkëpunimit që duhet të ekzistojë me qëllim  të ndërhyrjeve të shpejta  dhe kryerjes së punëve. Secili subjekt mori detyra përkatëse dhe në takimin e rradhës do të raportojnë për punët e bëra.