04. Prill 2019.
Udhëheqësit komunal takohen me Kryeministrin Dushko Markoviq

Kabineti I Kryeministrit Dushko Markoviq  ka lëshuar kumtesë për opinion në të cilën thuhet.

Qeveria e Malit të Zi fuqishëm mbështet zhvillimin e Ulqinit dhe  vlerëson  se me avancimin  e infrastrukturës  së përgjithshme do të  krijohen  kushte  për valorizimin  e resurseve të pasura natyrore.Kështu u vlerësua  në takimin e Kryeministrit Dushko Markoviq  dhe delegacionit  nga Ulqini në  krye me kryetarin  e Komunës Loro Nrekiq. Duke i uruar Ditën e Komunës  qytetarëve dhe  udhëheqësisë  lokale , Kryeministri Markoviqtheksoi  rëndësinë e qasjeve të përgjegjshme  të mjeteve  shtetërore Ai falendroi administratën lokale  për rezultatet e arritura në planin  e stabilizimit të financave.

Kryeministri Markoviq  tha se  është me rëndësi  që projektet infrastrukturore  të realizohen  me dinamikën e kënaqshme  dhe në mënyrë kualitative.

Ai  u ndal dhe foli për fondin  që do të formohet  nëpërmes  programit  investues  dhe qëndrueshmërisë  ekonomike e ku do të ndahen mjete  për avancimin  e infrastrukturës lokale  në komunat më pak të zhvilluara.

Në takim  vëmëndje e veçantë  iu kushtua  investimeve në fushën e turizmit  dhe bashkarisht u konstatua  nevoja  e rritjes së kapaciteteve të hoteleve të kategorive  të larta. Po ashtu, u fol edhe për  sfidat  me të cilat ballafaqohet administrata  lokale  dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.

Kryetari i komunës Nrekiq nënvizoi se në dy vitet e ardhëshme  pret rritjen e  investimeve  dhe zhvillimin dinamik  të komunës.Kryeministri nënvizoi që komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen e Qeverisë në të gjitha pyetjet që janë të rëndësishme për qytetarët dhe krijimin e kushteve për jetë më të mirë të tyre.