21. Prill 2019.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq uron pashkët

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve.“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!” Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit ,të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona dhe dashurinë më e madhe për njëri tjetrin.Kryetari i Ulqinit ka uruar dhe Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit Imzot Rrok Gjolleshaj.