07. Maj 2019.
13 familje do të akomodohen në banesa të reja

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  dhe Sekretari për veprimtari banesore Ardian Zati i dorëzuan çelsat banorëve që që do të akomodonen në ndërtesën  e re në Pinjesh . Në pyetje janë 13 familje që kanë jetuar tek barrakat në afërsi të hotelit,,Jadran,,  që  do të strehohen në këtë  ndërtesë moderne  që ka kushtuar rreth 600,000 euro, mjete këto të siguruara nga Komuna e Ulqinit dhe NP,,Të mirat detare,, Paraprakisht me pronarët u nënshkruan kontratat tek noteri, u bë lidhja  e ujit dhe  energjisë elektrike dhe se tani janë krijuar të gjitha kushtet për dislokim.Po ashtu është lënë që në një afat prej dy muajsh pronarët të mënjanojnë barrakat ku kanë qenë të strehuar. Tashmë në këtë zonë atraktive krijohen të gjitha kushtet  për investime.