07. Maj 2019.
Shkolla e mesme e kombinuar ,,Vëllazërim –Bashkim,,binjakëzohet me shkollën në Stamboll

Sot, Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni  pritën  delegacionin e shkollësMelahat Akkutlu-Anadolu Lisesi  të disktriktit Kadikoz nga Stambolli  që shoqëroheshin nga Drejtori i Shkollës së mesme të kombinuar ,,Vëllazërim-bashkim,,Husein Katana dhe Nëndrejtoresha  Majlinda Duraku . Nesër ndërmjet dy shkollave  pritet  nënshkrimi i  protokolit të bashkëpunimit dhe binjakëzimi i tyre. Bashkëbiseduesit  vlerësuan lartë marëdhënijet  ndërmjet dy vendeve  dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe iniciativave të  ndryshme, veçmas ndërmjet të rinjve .U tha që shkolla në fjalë ka bashkëpunim dhe me shkolla të tjera në rajon. Nesër të njëjtin delegacion do ta presë dhe Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi  Songul Ozan