03. Qershor 2019.
Çapuni: Me buzëqeshje dhe kokëlartë në Bajram

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z. Ilir Çapuni i uron të gjithë besimtarët e fesë islame Bajramin si vijon:
„Ramazani është muaji në të cilin përfitojnë të gjithë kurse Bajrami është festa e buzëqeshjes për fitoren. Në këto ditë buzëqeshin fëmijët dhe buzëqeshin të rriturit. Të fituarit e kokëlartët janë ata që nuk largohen nga parimet që i pasuam gjatë Ramazanit e që mbajtën afër njëri - tjetrit kushërinjtë, fqinjtë, miqtë, të pasurit e të varfërit! Kështu, afër njëri-tjetrit duhet të rrijmë edhe më gjatë! Shumë urime dhe fitore të tjera qytetarë të nderuar! 
Si përherë, një urim i veçantë i shkon  vëllezërve dhe motrave tona në diasporë që festojnë me mall larg nesh. Të punojmë fort që të mundësojmë që të takohemi e festojmë sa më shumë në vendlindje së bashku!"