14. Qershor 2019.
Ambasadorja e SHBA –së qëndroi për vizitë në Ulqin

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Ambasadorja  e Shba-së në Mal të Zi Shkëlqesia  e saj Xhudi Rajzing Rajnke dhe SHefi i seksionit politik pranë Ambasadës Z. Luis Giter.

Ata u takuan me  Kryetarin e komunës Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Ambasadorja u interesua që të njihet më përsëafrmi me planet zhvillimore të Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna jonë. Ajo, vlerësoi resurset  e shumtë dhe bukuritë  mahnitëse të Ulqinit duke veçuar disa nga to si  asete me vlera të jashtëzakonshme.

Kryetari Nrekiq vlerësoi  lartë marëdhënijet ndërmjet dy vendeve dhe rrolin e ShBA-së në anëtarësimin e Malit të Zi   në NATO. Ai tha se klima  për investime  dhe interesimi i të huajve për të investuar në Ulqin është gjithnjë e më i madh.  Ai foli për diasporën tonë dhe kërkoi që investitorët amerikan të jenë të pranishëm në projektet në Ulqin. Ambasadorja premtoi angazhimin dhe ndihmën e  Ambasadës në këtë drejtim dhe në forcimin e marëdhënijeve  gjithnjë e më të mëdha ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës  së SHBA-së në Podgoricë.