24. Qershor 2019.
Kuvendi komunal i Ulqinit sot vendosi që Kriporja të shpallet park natyre

Më 24 qershor 2019, pas debati që zgjati mbi 3 orë, këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit miratuan Vendimin për Shpalljen e Parkut Natyror „Kriporja e Ulqinit”.

Në seancë dhe në diskutime përveç këshilltarëve morën pjesë edhe përfaqësuesi i gjuetarëve të Ulqinit z. Kabil Jakupoviq dhe përfaqësuesja e Dr. Martin Jacoby Schneider zj. Zenepa Lika.

Pas miratimit të këtij Vendimi, këshilltarët gjithashtu votuan edhe përfundimin me të cilin obligohet kryetari i Komunës që të studiojë dhe gjejë mënyrën që në një pjesë të Knetës të mundësohet gjuetia e kontrolluar.

Shërbimi i Kuvendit Komunal Ulqin