09. Korrik 2019.
Çapuni vizitoi Komunën e Korfuzit në Greqi

Më 8 korrik të këtij viti, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit z. Ilir Çapuni vizitoi Korfuzin në Greqi dhe me këtë rast, u takua me kryetarin aktual të Komunës z. Konstantinos Nikolouzos dhe me kryetarin e zgjedhur të Komunës e cila merr postin në shtator zonja Meropi Idraiou. 
    Në këtë takim, u shqyrtuan themelet e një bashkëpunim të ndërsjellë të këtyre dy qyteteve me lidhje të forta historike. Në  këtë takim u shkëmbyen njohuritë dhe praktikat e mbrojtjes dhe menaxhimit të ullishtave të vjetra dhe në veçanti të kripores në Lefkimi, e cila është shpallur park edukativo-natyror dhe është destinacion i njohur për vrojtimin e zogjve. 

    Gjatë vizitës së vet, kryetari Çapuni ka vizituar edhe Universitetin Jonian të Korfuzit dhe është njoftuar me mënyrën e menaxhimit të komplekseve muzeale si dhe me mënyrat e ruajtjes dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturo-historike të Korfuzit.