02. Shtator 2019.
Mesazh i Kryetarit Loro Nrekiq me rastin e  fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari  i Ulqinit Loro Nrekiq  me rastin e  fillimit të vitit të ri shkollor ka përshëndetur dhe i ka përcjellur  urime të  përzemërta  të gjithë nxënësve dhe  mësimdhënësve , në këtë ditë  e cila shënon  një  fillim  tjetër , në rrugëtimin e  shoqërisë  drejt  diturisë  dhe  një të  ardhmeje të  ndritur.

Urimi i parë  ka shkuar për  nxënësit  që për herë  të parë  janë ulur në bankat e shkollës. Janë 235 nxenës të cilët të përcjellur nga  prindërtit mbushën oborret e shkollave tona.

Kryetari Nrekiq  dhe bashkëpunëtorët e tij  vizituan shkollën  më të madhe përnga numri i nxënësve , shkollën,, Mareshali Tito,,Ai duke uruar nxënësit  tha se Komuna do të mbeshtesë përherë  shkollat, nxënësit dhe mësimdhënësit. Kryetari Nrekiq shprehu  vlerësim dhe  mirënjohje për mësimdhënësit  për përkushtimin dhe  profesionalizmin që  ata tregojnë

Arsimi  theksoi ai është dhe  mbetet një ndër hallkat  më të rëndësishme drejtë procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në familjen  evropiane.