18. Shtator 2019.
Në Ulqin qëndroi  Delegacioni i grupit të miqësisë së Kuvendit  të madh popullor  të Republikës së Turqisë  me Malin e Zi

Delegacioni Turqisë i kryesuar nga Erol Kavunxhunë përcjelljen e  Nënkryetarit të Parlamentit  Genci Nimanbegu, Ambasadores së  Turqisë në Mal të ZiSongul Ozan dhe Koordinatorit të TIK-ës Mehmed Unal u pritën  nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqdhe bashkëpunëtorët  e tij.Nrekiq duke i dëshiruar mirëseardhje  vlerësoi lartë marëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë  si dy vende mike ,anëtare të NATO-s. Ai  veçoi bashkëpunimin  ekonomik, kulturor dhe lidhjet  e përgjithshme  bilaterale. Kryetari i Ulqinit nënvizoi  bashkëpunimin me Ambasadën e Turqisë ,TIKË-n dhe  theks të veçantë i kushtoi  interesimit të investitorëve nga Turqia për të investuar në Ulqin.Vlerësime të njëjta  bëri dhe Erol Kavunxhu e sipas tij duhet punuar që këto marëdhënije të avancohen edhe mëtej. Ai paralajmëroi se në muajin tetor Ambasada  e Turqisë në Podgoricë  në bashkëpunim me disa Ministri është duke përgatitur një takim  të nivelit të lartë të të dy palëve për ti dhënë shtytje dhe më të mëdha , investimeve turke në Mal të Zi.Kordinatori i TIKË-s Mehmed Unal, u shpreh i gatshëm që TIKA të kyçet në projektet infrastrukturore të komunës tonë .Ndërkaq nënkryetari i parlamentit Genci Nimanbegu në cilësinë e nikoqirit  shprehu kënaqesi që delegacioni vizitoi Ulqinin dhe siç u shpreh  bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të avancohet gjithnjë e më shumë.