01. Nëntor 2019.
Në Ulqin qëndroi ish-Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana

Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryetari Nrekiq foli për Ulqinin , projektet zhvillimore e theks të veçantë i kushtoi talenteve sportive futbollit dhe sporteve të tjera.Nga ana tjetër Lorik Cana i cili tash sa vite është larguar nga futbolli por që  gjithmonë qëndron pranë talenteve   foli për ,,Fondacionin Lorik Cana 5,, i cili  promovon  sportin  për femijët. Ai tha se Fondacioni  ështe shtrirë në vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët dhe këtë vit mund te thuhet se  janë rreth 1000 fëmijë të cilët janë  pjesë e  programit të fondacionit. Lorik Cana  u shpreh se dëshiron që edhe në Ulqin të ndërtojë një mini -fushë  sportive në një nga hapsirat publike ku do të shoqëroheshin fëmijët  në aktivitete sportive me edukatorë. Cana, paraprakisht  pati dhe një takim me udhëheqësit e klubit futbollistik Otrant Olipik  ku i premtoi përkrahje dhe vënijen e  urave të bashkëpunimit  me UEFA -n Kryetari i Ulqinit Nrekiq  falenderoi Canën dhe sipas tij  vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e mini -fushës sportive do të ishte në kuadër të kopshtit të fëmijëve që pritet të ndërtohet në qytetin tonë.