30. Dhjetor 2019.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq organizoi  pritjen tradicionale  me rastin e Festave të Fundvitit

Në Pallatin e Kulturës u organizua pritja tradicionale  me rastin e Festave të Fundvitit. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  në fjalën  përshëndetëse bëri një analizë mbyllëse dhe bilancin e  zhvillimeve  të vitit 2019 dhe ata që na presin  në vitin 2020.Ai shprehu bindjen  që viti 2020 do të sjellë  suksese të reja  për të gjithë  qytetarët e Komunës së Ulqinit. Në fund ai i uroi qytetarët dhe të pranishmit Vitin e Ri 2020.

Kryetari Nrekiq dhe nënkryetarja  Gjoni vizituan IP Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim Sirena , të cilëve i dhuruan pakot e Vitit të Ri ashtu si dhe fëmijëve prindërit e të cilëve janë të punësuar në administratën lokale dhe ndërmarrjeve që financohen nga buxheti