31. Dhjetor 2019.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, priti në kabinetin e tijë nxënësit dhe mesimdhënësit e shpërblyer nga Ministria e Arsimit

Kryetari Nrekiq i urojë nxënësit dhe mësuesit për çmimet e fituara dhe theksojë se arsimi është çelësi i suksesit, dhe se pushteti vendor i kushton vëmendje të veçantë arsimit, kulturës dhe rinisë, duke u mbështetur dhe në faktin që komuna çdo vitë siguron edhe libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në qytet.
Gjatë vizitës, kryetari Nrekiq i njoftojë nxënësit me funksionimin administrates, pas së cilës nxënësve u dha mundësia të shtrojnë pyetje.  Nxënësit treguan interes të madh dhe kishin njohuri të mjaftueshme rreth funksionimit bazë të qeverisjes lokale.
Mësuesit falënderuan kryetarin e komunës për organizimin e vizitës, duke shprehur shpresën, por edhe besimin se një ditë disa nga nxënësit e pranishëm do të jen pjesë e udhëheqjes dhe punëve vendimarrëse në pushtetin lokal me interes që kontributi i tyre të ndikojë në zhvillimin e qytetit dhe një cilësije më të lartë të jetesës për qytetarët e Ulqinit.