10. Janar 2020.
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aqua-Parkut

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanis turke Polin Edin Pepiq solemnisht nënshkruan kontratën për realizimin e investimit të Aqua-Parkut në Shtojin e Epërm nga  kompania Turke,,Polin,, një investim  mbi shtatë milion euro. Aqua-Parku do të shtrihet  në një sipërfaqe 26,658 metra 2 , pronë e Komunës së Ulqinit dhe është marë me konsesion për 30 vjet.Ky investim tha Kryetari Nrekiq  i cili pritet të jetë i gatshëm në fillim të sezonit turistik do të  begatojë edhe më shumë ofertën turistike. Sipas tij përparësi në punësim  në aqua -park  do të kenë të rinjtë e qytetit tone, por dhe kompanitë vendase qe do te angazhohen gjatë  realizimit të projektit. Kopmania ,,Polin ,,është e njohur  në mbarë rajonin për  ndërtimin e  Aqua Parkut.Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, theksoi se interesimi  i investitorëve të huaj është i madh edhe për projekte të tjera në turizëm.