27. Shkurt 2020.
Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, priti përfaqësuesen e kombëtares Shqipëtare në fudboll për femra

Kombëtarja e femrave disa ditë po qendron për përgaditje në Ulqin , me objektiv të përgaditjes sa më të mirë, për ndeshjen kualifikuese  me Qipron, e cila do të zhvillohet me 11 mars.

Kombëtarja e udhëhequr nga tekniku Shkodran Amir Grima, theksoj se janë të kënaqur me kushtet të cilat Ulqini i ofron për përgaditje dhe që është i lumtur me gadishmerinë që lojtaret treguan gjatë këtyre ditëve në Ulqin.

Kryetari Nrekiq i uroj mirëseardhje kombëtares në Ulqin, duke nënvizuar që për ne është nder dhe privelegj që përgaditjet në qytetin tonë po i zhvillojnë  shumë klube të mëdha sportive duke veçuar kombëtaren e femrave në fudboll.

Kyetari i njoftojë mysafirët me gjendjen e sportit në Ulqin, duke theksuar se pushteti aktual lokal, vazhdimisht, pa seleksionim, ka mbështetur zhvillimin dhe ekzistencën e sporteve në qytet, kryesisht duke menduar për interesin e të rinjve dhe zhvillimin e të gjitha klubeve sportive në qytet, kurse  për të siguruar mbijetesën e klubit të futbollit Otrant shkoi një hap më tej dhe vendosi  blerjen e të drejtave themeluese të klubit të futbollit Otrant.

Përfaqësueset e kombëtares të kryesuara nga tekniku Grima i u falenderuan kryetarit për mikëpritje dhe i përcjellën përshendetjet më të ngrohta të presidentit  të federatës shqipëtare në fudboll z. Armando Duka.