20. Mars 2020.
Masat e reja mbrojtëse nga përhapja dhe ndalja nga korona virusi, nga trupi komunal për mbrojtjen dhe shpëtim i komunës së Ulqinit

Masat e reja mbrojtëse nga përhapja dhe ndalja nga korona virusi, nga trupi komunal për mbrojtjen dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.
Do të bëhet dezinfektimi me uj dhe klor i të gjitha rrugëve më të frekuentuara në qytet. Nga pompa e benzinës Kallamper deri në Ranë duke përfshire edhe një pjesë deri tek hoteli Albatros. Rruga për Mahalle të re deri në hyrje në ullishtë.
Rruga nga rreth-rrotullimi nëpërmes bulevardit Vellazërim Bashkim deri tek semaforët në hyrje të qytetit. Do të bëhet dezinfektimi i tregut të gjelbërt dhe rruga rreth tij.
Do te bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirarave tregtare siç janë: Voli, Kallaba, Cungu, Solaris etj.
Do të bëhet dezinfektimi i rrugëve në qendër të Shtojit dhe në Katerkollë.
U ndalohet të gjithë qytetarëve të Ulqinit shetitja në të gjitha shetitoret në qytet.
Apel qytatarëve që të respektojne distancën sociale.
Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit me të gjithë kapacitetet vihet në shërbim të gjithë qytetarëve, do të ofrojë vullnetarisht ndihmë për dërgimin e ushqimit dhe produkteve jetësore të gjithë qytetarëve të cilët për arsye të ndryshme e kanë të pa mundur të dalin vetë.
Keto aktivitete i kryen: Komuna e Ulqinit
ShPK. Veprimtaritë komunale
Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit
Shërbimi i policisë komunale