30. Mars 2020.

Njoftohen qytetarët, personat juridik dhe OJQ-të që punën e tyre humanitare nëpërmes grumbullimit dhe ndarjes së  pakove, donacioneve në të holla ose veshmbathje, duhet ta bëjnë vetëm nëpërmes ekipit komunal të mbrojtjes dhe shpëtimit i cili për këtë qëllim ka themeluar qendrën logjistike nga ku bëhet ndarja e ndihmave qytetarëve në nevojë. Tërheqim vërejtjen që veprimi i pavarur pa dijeninë dhe lejen e Ekipit komunal dhe ekipit koordinues nacional është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe masat, urdhëresat dhe vendimet që janë në fuqi e që i ka sjellur Ekipi Koordinues Nacional(EKN) me qëllim te pengimit dhe përhapjes së koronavirusit. Kontakti i qendrës logjistike është Kabineti i Kryetarit të Komunës.