09. Prill 2020.
Bëmirsia nuk njeh kufinj: „JETIMAT E BALLKANIT" ndihmojn Komunen e Ulqinit

Më 7 prill 2020, Shoqata Bëmirëse „Jetimat e Balkanit" e preku me bëmirësinë e vet edhe  Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Tuzit. Secilës komunë i ka dedikuar nga 100 pako me ushqime dhe mjete higjienike në aksionin të cilin e ka koordinuar Komuna e Ulqinit dhe koordinatori i këtij fondacion nga Mali i Zi.

Për logjistikën e shpërndarjes dhe atë transportit u përkujdesën vullnetarët nga Ulqini e Ana e Malit të cilëve u ndihmuan edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq. 

 

Komuna e Ulqinit, shpreh mirënjohjen e sinqertë për këtë gjest bëmirësie të Shoqatës Bëmirëse „Jetimat e Ulqinit", koordinatorët e fondacionit për Malë të Zi, vullnetarët dhe Drejtorinë e Policisë që e bënë të mundur që bëmirësia të mos pengohet nga kufinjtë.