10. Prill 2020.
Kryetari i Komunës Loro Nrekiq: "Kremtja e Pashkëve na jep shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash"

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq,i ka dërguar telegram urimi me rastin e  Festës së Pashkëve Arqipeshkvit të Arqipeshkvisë së Tivarit Dom RRok Gjonlleshaj .

Në urimin e tij ndër të tjera thuhet

Është kënaqësi e veçantë për mua tju shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve, në këtë festë e cila mbart në vetvete thelbin e kuptimit të besimit të krishterë si dhe vlerën e vërtetë dhe magjike të ringjalljes.

Dëshiroj t’ju uroj nga zemra një ditë të gëzuar Pashkësh, veçmas ,në këtë  kohë epidemie për njerëzimin.

Kremtja e Pashkëve na jep shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!

Ju uroj shëndet dhe suksese në misionin  tuaj, në kontributin që jepni  në  fushën e  humanizmit dhe  paqës dhe angazhimin në ruajtjen e harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Mal të Zi.

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Pashkëve!”