05. Maj 2020.
Mblidhet Kolegjiumi i Kuvendit

Sot, më 05 maj 2020, në Sallën e Kuvendit të Komunës, me thirrje të kryetarit të Kuvendit u mbajt mbledhja e rradhës e Kolegjiumit të Kuvendit. Në takim morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në Kuvend. Kryetari i Kuvendit i njoftojë të pranishmit për materialet e arritura. Poashtu theksojë pamundësin e mbledhjes së Kuvendit në muajin paraprak për shkak të pandemisë COVID 19. Të gjithë u dakorduan që me fillimin e lehtësimit të masave Kuvendi mund të mblidhet në fund të këtij muaji. U propozua   që data e mbajtjes së Kuvendit  të ardhshëm të jetë data 27 maj 2020. Si pika të rendit të ditës u propozuan materialet e mbërritura, të publikuara nga Kuvendi në sajtin e komunës e të cilat do t’u dërgohen këshilltarëve së bashku me thirrjen për kuvend.

Shërbimi i Kuvendit