16. Korrik 2020.
U mblodh Trupi komunal  i mbrojtjes dhe shpëtimit

Në takimin të cilin e udhëhoqi kryetari i komunës Loro Nrekiq  u analizua  situata  aktuale epidemiologjike  në Komunën tonë .

Pjesëmarrësit  vlerësuan  bashkëpunimin  dhe koordinimin  me shërbimet   për aplikimin  e masave  të sjella nga trupi  komunal dhe Trupi  koordinues nacional , që i kanë kontribuar  situates  stabile  epidemiologjike.

Me qëllim  që mos të vij tek  përkeqësimi i situatës në takimin e sotëm u  miratuan disa  masa

1.Ndalohet  hyrja e qytetarëve në ndërtesën e  komunës.Ata nëpërmes  sporteleve të birosë  për qytetarë mund të  realizojnë  të drejtat e tyre, respektivisht  të dorëzojnë kërkesat dhe atë  duke ruajtur  distancën  dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse.

2.Obligohet SHPK ,,Veprimtaritë komunale dhe Shërbimi  i mbrotjes dhe shpëtimit  që rregullisht  ti pastrojnë dhe lajnë rrugët e qytetit.

3.Të vazhdohet  rregullisht  dezifektimi i objekteve  dhe automjeteve  në komunë në paralelen e  sigurisë  në Ulqin dhe  hapsirat e  shërbimit  për mbrojtje  dhe shpëtim . Kjo masë u rekomandohet  dhe të gjithë institucioneve të tjera.

4   I rekomandohet Shërbimit  për veprimtari të  përgjithshme dhe  mbrojtjes  që të sigurojë  numër  të mjaftueshëm të  pajisjeve mbrojtëse - maska  dhe  material higjenik , për  nevojat e  punëtorëve të administratës.

5. Në koordinim  me të gjithë shërbimet  të  përcillet  zhvillimi i  situatës epidemiologjike  duke rrespektuar  masat  e Trupit koordinues  nacional , por dhe të mundësohet  zhvillimi i  aktiviteteve  ekonomike  me qëllim qe sezoni turistik  të zhvillohet në të mirë të të gjithëve , në suaza  të mundësive dhe  masave  të sjellura.