06. Gusht 2020.
Nënshkrimi i marrëveshjes për rekonstruimin e rrugës regjionale

Kryetari I Komunes së Ulqinit Loro Nrekiqi  ai i Tivarit  Dushan Raiçeviç dhe Drejtori I drejtorisë  për komunikacion  Savo Paraça  nënshkruan  marëveshtjen  për rekonstruimin e  rrugës regjionale  të njohur si R-29 -Tivar -Kameniçki most-Krythë e Katërkollës.Në ceremoninë e nënshkrimit kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi  tha se marëveshtja jo vetëm deshmon  bashkepunimin e mirë ndërmjet dy komunave fqinje dhe  Drejtorisë për komunikacion , por realizimi i ketij projekti ka një rëndësi të veçantë  për banorët e këtyre anëve dhe do ti ndihmojë zhvillimit më të shpejtë të tyre.RRuga është  me gjatësi 14 kilometra nga to  10,5 kilometra jane në teritorin e komunes së Tivarit  e pjesa tjetër në  komunën e Ulqinit Projekti teknik eshte në fazën përfundimtare dhe  Drejtoria për komunikacion  këte do ta kandidojë  për buxhetin kapital  të vitin e ardhshëm , kur do te fillojnë dhe procedurat e tenderimit .Në ceremoninë e nënshkrimit të marëveshtjes ishin të pranishëm dhe përfaqesuesit e Bashkësive lokale.

Në ceremonin e nënshkrimit të marrëveshjes para Komunës së Ulqinit përveç kryetarit Nrekiq, prezent ishin edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës Vaso Radoviq dhe kryetari i bashkësis lokale Kryth Enver Rexhoviq.