25. Gusht 2020.

Komuna e Ulqinit edhe këtë vit do të sigurojë libra shkollorë falas për të gjithë nxënësit që fillojnë në klasën e parë në shkollat fillore në Komunën e Ulqinit

Përmes kësaj lloj përkrahje, Komuna e Ulqinit tregon vëmendje të veçantë për fëmijët që do të fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre, me dëshirë për shumë sukses në shkollimin e tyre  të ardhshëm.

Librat shkollorë do të ndahen në mënyrë ceremoniale në fillim të vitit të ri shkollor.