24. Dhjetor 2020.
Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për avansimin , mbrojtjen dhe promovimin e  natyres në Ulqin

Duke njohur vlerat natyrore të Komunës së Ulqinit, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, bazuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të nxitur nga një dëshirë e përbashkët për të kontribuar në avansimin, mbrojtjen dhe promovimin e biodiversitetit në Komunën e Ulqinit, sot u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit , Organizatës Turistike  dhe Asociacionit Dr Martin Schneider-Jacoby (MSJA).   

Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi , kjo nisëm ka për  qëllim  menaxhimin  më efikas , mbrojtjen e larmisë  biologjike , përmirësimin e  cilësisë së  shërbimeve në ekosisteme , zhvillimin e  qëndrueshëm  të turizmit bazuar në mbrojtjen dhe vlersimin e vlerave të jashtëzakonshme si dhe edukimin e  komunitetit  mbi vlerat  natyrore të qytetit tonë.  

Me Memorandum palët obligohen që në vitin 2021/2022 të angazhohen për nominimin e Komunës së Ulqinit në TOP 100 destinacionet në rrjetin global “Green Destination / Destiancioni i Gjelbërt” dhe të mbështesin hartimin të  Planit të qëndrueshëm  për Komunën e Ulqinit. Po ashtu  angazhimi  presupozon  nxitjen  e iniciativave , përkrahjen  dhe mbështetjen  e projekteve  me vision  strategjik  të zhvillimit të qëndrueshëm në Komunën e Ulqinit.