14. Janar 2021.
Ceremonia e zbulimit të Përmendores së viktimave të termetit të vitit 1979
Sot, më datë 14.01.2021 nën bedemet e Kalasë së Ulqinit u zhvillua ceremonia w zbulimit të përmendores kushtuar viktimave të termetit të vitit 1979. Ky monument u ngrit sipas vendimit të Kuvendit  të Komunës  së Ulqinit numër 02-92/20-14 të datës 29.06.2020, i propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni në bazë të iniciativës së qytetarëve Mentor Llunji e Sami Flamuri. 

Të pranishëm në ceremoni ishin një numër i konsiderueshem personalitetësh nga të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe familjarët e disa viktimave. 

Përmendorja është vepër e arkitektit Muhamed Muharremit  dhe e punuar me gurë vendi  nga Tula Company. 

Zbulimin e kësaj përmendore e bëri SH.T. ambasadori i Kosovës në Podgoricë Ylber Hysa dhe Ambasadori i Kroacisë në  Podgoricë Veselko Grubshiq. 

Financues i këtij monumenti është Komuna e Ulqinit.  

Kurorën me lule në emër të Kuvendit të Ulqinit e vendosen këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Nela Miloviq dhe Sabri Salaj.