09. Shkurt 2021.
Pyetësori socio-ekonomik: Porti i peshkimit në Kepin e Gjeranave

Në kuadër të projektit  MIDAS 2 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave , janë duke u zhvilluar aktivitetet e vlerësimit të ndikimit në ambijent dhe kushtet sociale (ESIA) e Portit  të ri të peshkimit në Kepin e Gjeranave , në Plazhin e Madh. Aktivitetet po kryhen në bashkëpunim me komunën e Ulqinit. Bazuar në një ekzaminim të hollësishëm të kushteve në lokacion, si dhe në bazë të rregulloreve në fuqi, dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe informacioneve të tjera në dispozicion, përmes aktiviteteve në vazhdim do të propozohet zgjidhja ideore  e portit të peshkimit , si dhe vlerësimi i ndikimit në përputhje me rregulloret e Malit të Zi dhe procedurat e Bankës Botërore (të cilat  financohen nga projekti  MIDAS).  Kapaciteti i portit , i cili është aktualisht në shqyrtim , është deri në 60 anije peshkimi të gjata deri në 15 metra. Konsultimi dhe përfshirja e individëve dhe organizatave të interesuara janë  pjesë integrale e vlerësimit të ndikimit. Publiku do të informohet rregullisht për mënyrën dhe formën e konsultimeve gjatë procesit ESIA. Mendimet  e juaja për projektin dhe ndikimet e tij të mundshme , në kushtet shoqërore dhe ekonomike në bashkësinë lokale dhe komunën e Ulqinit mund t’i shprehni duke plotësuar pyetësorin vijues….Pytësori i plotësuar të dërgohet ne e-mail adresën: marina.markovic@t-com.me, deri me datën 05.03.2021 vit.

Pyetësori socio-ekonomik: Porti i peshkimit në Kepin e Gjeranave

Data: 09. Shkurt 2021. | Madhësia: 1.43MB | MS Word