10. Shkurt 2021.
Rektorja e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi ,,takohet me udheheqësit e Komunës së Ulqinit

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarja Hadixhe Gjoni me bashkëpuntorë pritën Rektoren e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,,në Shkodër Prof. Dr.Suzana Golemi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqëruar nga drejtori i Shkollës Fillore ,,Marshall Tito,,Dr. Arben LLunji.

Gjatë këtij takimi të hapur dhe miqësor  u diskutua  për urat e bashkëpunimit ,shkëmbimit të përvojave dhe  projekteve  që mund të realizohen.

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq, duke  i falenderuar strukturat e Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,, për çdo gjë që kanë bërë dhe  vazhdojnë të bëjnë për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi , foli dhe për  potencialet e  bashkëpunimit  në perspektivën  e integrimeve evropiane jo vetëm në lëmin e arsimit por dhe midis dy qyteteve Ulqin ,Shkodër.