17. Mars 2021.

Në mbledhjen e parë të Seancës së Parë të Rregullt, kryetari i Kuvendit Dr. Ilir Çapuni prezantoi përpara këshilltarëve numrin e dytë të Buletinit të Kuvendit. 

Në numrin e dytë të Buletinit janë paraqitur aktivitetet e Kuvendit gjatë vitit 2020 dhe tremujorit të parë të vitit 2021.

Janë veçuar Trupat Punues të Kuvendit, bordet drejtuese të ndërmarrjeve dhe organizatave të themeluara nga Komuna si dhe vendimet që morën vulën e Kuvendit gjatë kësaj periudhe.

Vëmendje të veçantë merituan vendimet si ngritja e Përmendores kushtuar viktimave të tërmetit të vitit 1979, Vendimi për zonat akustike që solli qetësinë në Bunë, vendimi për ujësjellësin dhe kanalizimin e Krruçit si dhe Rregullorja e re e punës së Kuvendit.

Çapuni në fjalën e tij theksoj se gjatë këtij viti të pazakontë, Kuvendi i Ulqinit ka pasur më pak aktivitet legjislativ, por veprimtaria e tij ka mbetur e gjallë, siç dëshmojnë edhe artikujt në këtë numër.

 

Buletini

Data: 17. Mars 2021. | Madhësia: 1.58MB | Adobe PDF