08. Korrik 2021.
Kryetari i komunës Aleksandër Daboviq u takua me Drejtorin e Drejtorisë për Punët e Inspeksionit të Malit të Zi Ilir Harasanin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i komunës Aleksandër Daboviq u takua me Drejtorin e Drejtorisë për Punët e Inspeksionit të Malit të Zi Ilir Harasanin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Takimi i sotëm konfirmoi partneritetin midis DPI dhe Komunës, por edhe mirëkuptimin dhe gadishmërinë për bashkëpunim në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe kontroll të koordinuar në mënyrë që sezoni turistik të jetë sa më i suksesshëm.
 
Në një takim shumë konstruktiv dhe të hapur, bashkëbiseduesit rënë dakord që me afaristët turistik, të cilët kanë kaluar një vit shumë të vështirë,  janë të detyruar ti qasen me një dozë më të madhe mirëkuptimi, duke i ndihmuar ata të harmonizojnë bizneset e tyre në përputhshmëri me ligjin, të ju jepen udhëzimet për menaxhimin e dokumentacionit dhe eliminimin e lëshimeve të mundshme në punë, në mënyrë që të shmangen shkeljet e panevojshme të identifikuara gjatë inspektimeve.
 

Kryetari Daboviq në takim njoftojë mysafirët që komuna e Ulqinit ka formuar Trupin Koordinues për përcjelljen e sezonit turistik, dhe në periudhën e ardhshme takimet e ndërsjellta do të intensifikohen, në mënyrë që propozimet dhe pengesat e mundëshme në terren të evitohen në kohën e duhur me qëllim që pengesat e një sezoni të suksesëshëm turistik të jen minimale.